Kronikë

Dy hajdutë incizohen duke vjedhur zinxhir ari në vlerë 750 euro në Prishtinë

Descriptive Text

Pronari i Argjendarisë “Ari” në Prishtinë, Arian Hasani, ka njoftuar se në lokalin e tij dy persona të dyshuar kanë vjedhur një zinxhir ari.

Ai e ka kontaktuar portalin Koha.net dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës t’i identifikojë dy hajdutët, të cilët i ka kapur në flagrancë kamera e lokalit.

Në video shihen me kapelë në kokë dy personat tek vjedhin zinxhirin e vendosur në reklamë.

Ai thotë që vlera e mallit të vjedhur është 750 euro.

Më poshtë gjeni videon që e ka dërguar pronari për Koha.net, teksa shihen dy personat e dyshuar duke vjedhur zinxhirin.