Kronikë

Policia konfirmon sulmin fizik të kandidatëve për deputetë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh sulmin fizik, që kandidati për deputet i VV-së Haki Abazi e raportoi të ketë ndodhur prej Dardan Molliqajt të PSD-së.

Policia raporton se në sulm është përfshirë edhe një person i tretë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas përfundimit të debatit i cili ishte mbajte në një televizion, në korridor të objektit të universitetit privat jashtë studios ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas sulmit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar disa lëndime të vogla dhe nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori me vendim e të cilit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe: Abazi pretendon se u rrah nga Molliqaj, ky e mohon