Kronikë

Një djalë me probleme psikike ushtroi dhunë dhe kanosi nënën e tij në Arllat

Foto: Ilustrim

Dje në fshati Arllat, Gllogoc, një djalë me probleme psikike ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.