Kronikë

Shtatë persona përleshen për një pronë në Fushë Kosovë

Descriptive Text

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia në fshatin Lismir të Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit të dyshuarit pas një mosmarrëveshje për një pronë janë sulmuar mes vete.

Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejt shenja apo lëndime të dukshme, transmeton Koha.net

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.