Kronikë

Një muaj paraburgim pasi dyshohet se dhunoi një të mitur në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S. S., serb, shtetas i Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

“Me datë 02 shtator 2019, në fshatin Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit, i dyshuari S. S. e detyron të dëmtuarin- fëmije N. P. që të kryej aktin seksual me dhunë duke ja mbyllur gojën me shirit ngjitës, duke ja hequr rrobat”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës Themelore, me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkaq njoftohet se i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 03 shtator 2019 dhe do të zgjasë deri më 03 tetor 2019.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.