Kronikë

Edhe një lopë ngordhi pasi piu ujë në Drinin e Bardhë, pronari thotë se të tjerat iu sëmurën

Descriptive Text

Edhe një person ka raportuar në Policinë e Kosovë se një lopë i ka ngordhur si pasojë e pirjes së ujit të kontaminuar të Drinit të Bardhë, e lopët e tjera, iu sëmurën.

LEXO EDHE: Edhe dy lopë të ngordhura, dyshohet se u helmuan nga uji i kontaminuar në Drinin e Bardhë

Rasti është raportuar prej një pronari të gjedheve nga fshati Dobrushtë i Prizrenit. Rasti ka ndodhur dy ditë më parë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, një ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit. Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Ec Ma Ndryshe: Organet përgjegjëse ta zbardhin rastin e ngordhjes së peshqve në Drinin e Bardhë