Dy të lënduar nga përplasja e makinës në dy lokale

Dy të lënduar nga përplasja e makinës në dy lokale

13 maj 2017 09:36

Dy persona të lënduar, të cilët kanë përfunduar në spital për trajtim, dhe dëme të mëdha materiale në dy lokale, është rezultati i një aksidenti të pazakonshëm që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte te rreth-rrotullimi rrugor në hyrje të qytetit të Pejës nga drejtimi i Deçanit, që në Pejë njihet si vendi “Te Dulia”, shkruan sot Koha Ditore.

Një makinë që po qarkullonte nga drejtimi i Deçanit, në rrethana ende të paditura, pa lakuar në ndonjërin drejtim, kishte lëvizur drejt, duke kaluar mbi rrethrrotullimin rrugor dhe pastaj është përplasur në dy dyqane në anën tjetër të rrugës. Aksidentin e ndodhur e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme