Vrasja për tregti me lopë i sjell para gjykatës dy vëllezër nga Podujeva

Vrasja për tregti me lopë i sjell para gjykatës dy vëllezër nga Podujeva

13 maj 2017 06:27

Esat Llugaliu nuk ka mundur t`u bashkohej dy vëllezërve, Sadat e Fejard Llugaliu, të premten, në gjykimin që po zhvillohej kundër tyre për vrasje të rëndë.

Prej shkurtit të vitit të kaluar ai ka mbetur i palëvizshëm dhe vazhdon të trajtohet në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

Për afro një vit as policia e as prokuroria në aktakuzë nuk ka sqaruar saktësisht se nga kush ka mbetur i plagosur me armë.

Tre vëllezërit Llugaliu nga fshati Surkish i Komunës së Podujevës po përballen me drejtësinë, për shkak se vitin e kaluar dyshohet se në bashkëkryerje e kanë vrarë Fahri Bunjakun. I ndjeri ka qenë banor i Sollobajës, po ashtu fshat në Komunën e Podujevës.

Mosmarrëveshjet rreth tregtisë me lopë në mes këtyre dy familjeve, sipas prokurorisë, kanë shkaktuar këtë vrasje dhe plagosjen e të akuzuarit, Esatit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme