Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Dje ka ndodhur një tentim vrasje në Prishtinë, derisa i dyshuari raportohet se është në arrati.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50.

“Viktima K/Shqiptar ka njoftuar se në drejtim të tij ka shtënë me revole një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. I dyshuari gjendet në arrati, në ndërkohë që rasti vazhdon të jetë nën procedurat hetimore”, thuhet në komunikatë.