Kronikë

Arrestohen tre persona në Deçan pas një përleshjeje fizike

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan pasi fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar ‘lëndim i lehtë trupor’.

“Të dyshuarit e arrestuar: V.H. i lindur 1994, F.H. i lindur 1976 G.H. i lindur 1989. Të dyshuarit e lartcekur me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.