Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollimit të tij dhe shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 130 euro para të gatshme, rreth 63 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe dy bimë të Kanabis Sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një mashkull K-Shqiptar pasi tek i cili është gjetur rreth 1.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë që e kishte blerë nga i dyshuari.

Ndërkaq në Ferizaj një person ka raportuar se deri sa ishte duke pastruar rreth një muri kishte gjetur një pako të dyshuar.

Njësia policore ka dal në vendin e ngjarje dhe kanë bërë konfiskimin e pakos me peshë 566.5 gram e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.