Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në Podujevë, një i arrestuar

Foto: Koha / ilustrim

Rreth orës 12:30 në rrugën “Xhemajl Mustafa” sot në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur, bën të ditur përmes një komunikate për media Policia e Kosovës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore, transmeton Koha.net.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

A.Rr. femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.