Kronikë

Vetëplagoset duke ia treguar armën shokut

Policia e Kosovës njofton se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dje është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ishte vetëplagosur aksidentalisht me armën të cilën ishte duke ia treguar shokut të tij.

Njësitet policore, transmeton Koha.net. kanë gjetur dhe konfiskuar një revole e cila dyshohet të jetë përdorur. Me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor (në QKU) dhe intervistimit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.