Kronikë

Tre të arrestuar për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve

Foto: Koha / ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “transplantim i kundërligjshëm” dhe “trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore”.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar: një mashkull dhe dy femra K/Shqiptar-e të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në njoftim.