Kronikë

Gjashtë raste të raportuara të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Sipas raportit të Policisë, në Suharekë një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ku si pasojë e dhunës kishte qëndruar në spital për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Po ashtu në Prishtinë, dy gra në raste të ndara kanë raportuar se është ushtruar dhunë ndaj tyre. Në njërin rast njoftohet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyja rastet vazhdojnë të hetohen në procedurë të rregullt.

Në Junik janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë shkaktuar dhunë në familje . Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Prizren është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht një grua. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat. I dyshuari me vendim e të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.