Kronikë

Prishtinasi ther nënën e tij me thikë

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Prishtinë ka ndodhur një sulm me thikë. Një djalë, ka therur me thikë nënën e tij.

Policia në raportin 24 orësh njofton se ai është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe e ka therur me thikë nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Nuk janë të pakta sulmet fizike ndaj prindërve që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë.

Pak ditë më parë, një djalë në Gjilan rrahu nënën e tij, dhe një tjetër, u arrestua sepse disa herë e kishte rrahur nënën. 

Lexo: Në Gjilan djali rrah nënën

Disa herë e kishte rrahur nënën e vet, arrestohet gjilanasi

Sulmet janë të shpeshta edhe ndaj baballarëve.

Në fillim të këtij muaji një sulm ndodhi në Ferizaj.

Lexo: Arrestohet një djalë në Ferizaj pasi rrahu babanë e vet

Lexo: Prishtinasi rrah babanë e vet

 Lexo edhe: Rrahu nënën dhe e mbajti të mbyllur në banesë, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë