Kronikë

Tre të arrestuar në Prishtinë për trafikim me njerëz, një e mitur dërgohet në strehimore

Janë arrestuar dje tre persona në Prishtinë për veprat penale ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Ndërkaq, PK-ja njofton se një e mitur është dërguar në strehimore, që dyshohet të jetë shfrytëzuar seksualisht.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për veprat penale të lartcekura. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendimin e tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa viktima femër e mitur K/Shqiptare është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin policor.