Kronikë

Pak ditë pasi u kthye nga Amerika në Korçë, u vra në banesën e tij

Descriptive Text

Një emigrant i kthyer vetëm pak ditë më parë në Korçë, nga SHBA-ja, është gjetur i vrarë në banesë e tij me dy plumba në trup.

Trupin e pajetë të Gramoz Nakos, 57 vjeçar, e gjeti bashkëshortja e tij, kur është futur në banesë.

Policia kreu hetimet dhe dyshon për ndonjë grabitje të mundshme. Aty janë sekuestruar tre gëzhoja arme, por jo arma e krimit. Banesa e viktimës ndodhej në lagjen numër shtatë të qytetit të Korçës, transmeton tch.

57 vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte kthyer nga Amerika vetëm pak ditë më parë për të vizituar vëllanë e tij që e kishte të sëmurë .

Ai në Shqipëri ishte shoqëruar vetëm nga bashkëshortja, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit.