Kronikë

Një shtetase e huaj në Pejë ngacmohet seksualisht

Dje në Pejë, një shtetase e huaj, që Policia e Kosovës s’e ka identifikuar, ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht.

“Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raporti e PK-së.