Kronikë

8 të lënduar në një aksident, njëri arrestohet

Descriptive Text

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident në fshatin Shkabaj, Prishtinë.

Sipas raportit policor,një mashkull derisa ishte duke vozitur veturën e tij me targa lokale, për shkaqe të panjohura është aksidentuar me një veturë tjetër, po ashtu me targa lokale.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e veturave dhe gjithashtu gjashtë pasagjerë tjerë, tre meshkuj dhe tri vajza.

Mësohet se të gjithë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Por, me urdhër të prokurorit i dyshuari që aksidentoi veturën tjetër u dërgua në mbajtje.