Kronikë

Mbytet një pushues nga Kosova në Durrës

Një turist ka humbur jetën sapo është futur në det për tu larë. Burime nga policia e Shqipërisë bëjnë me dije se rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

I mbyturi është shtetas nga Kosova, por banues në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për sulm në zemër. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tch