Një burrë ka vrarë gruan e tij, pak pas mesnate, në fshatin Guci e Re të Shkodrës. Beqir Gjilaj, 83 vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten Lumturie Gjilaj, 45 vjeç, pas një debati për motive të dobëta.
Autori është arrestuar brenda banesës së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se gjithçka ka nisur nga një debat i zakonshëm për çështje familjare. Brenda pak minutave, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. 83-vjeçari e ka qëlluar me çifte nga një distancë e afërt bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.
Nga informacionet e para mësohet se në banesë ndodhej vetëm çifti i bashkëshortëve.