Kronikë

Policia ia ndalon rahovecianit bashkëjetesën me të miturën

Policia në Rahovec, dje është informuar për një rast të bashkëjetesës me femër të mitur, nën 16 vjet.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka vendosur të jetojë me viktimën –të miturën femër K-Shqiptare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar në prezencë të punëtorit social”, njofton PK, raporton Koha.net.

Viktima, sipas Policisë, është kthyer tek familjaret ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.