Kronikë

Vdes në QKUK e aksidentuara në Vushtrri

Foto: Koha

Një grua e aksidentuar ditë më parë në Vushtrri, ka ndërruar jetë sot në QKUK, ku ishte duke marrë tretman mjekësor.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 17 qershor, ndërsa, viktima si pasojë e plagëve të marra ka vdekur më 21 qershor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.