Kronikë

Shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe të dyshuarve për vjedhje në Fushë Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Dje rreth orës 13:50 raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet Policisë dhe disa të dyshuarve për vjedhje në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre i identifikuar K/Shqiptar në parkingun e një marketi kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një veturë me targa gjermane, mirëpo pasi kanë vërejtur prezencën e një zyrtari policor, janë futur në një veturë dhe në ikje kanë tentuar ta godasin viktimën-zyrtarin policor. Viktima në vetëmbrojte ka reaguar duke shtënë dy herë me armën zyrtare në drejtim të dyshuarve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e PK-së, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe IPK-ja të cilat janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar prokurori.