Kronikë

Vritet Hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës

Kryetari i Komunës së Bogovinës në Maqeodni, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri.

Lajmin për vdekjen e Idrizit e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës.

Alsat jo zyrtarisht mëson se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.

Idrizi u lind më 21 mars, vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995. Pastaj deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës, e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës. Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej marsit të vitit 2005 ka qenë udhëheqës i seksionit për ZHEL në komunë, prej vitit 2007 deri 2008 drejtor i NP “Shari”. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bogovinës.

Fliste gjuhën maqedonase, frënge dhe serbe.