Kronikë

I riu në Mitrovicë është qëlluar 10 herë me armë

Personi që është plagosur në një lokal në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së sotme është E.K një 23 vjeçar.

Nuk ka ende informacione për arsyen e të shtënave, por policia ka konfiskuar një armë në vendin e ngjarjes që besohet të jetë përdorur për gjuajtje.

Personi në fjalë është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe thuhet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sipas burimeve të KosovaPress, i njëjti person është qëlluar me armë 10 herë.

Plagoset një person në një lokal në Mitrovicë