Kronikë

4 policë shqiptarë të arrestuar e 6 të pezulluar për trafikim veturash të vjedhura

Dhjetë punonjës policie janë vendosur nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës e kontrabandës.

Prokuroria ka bërë me dije se 4 prej efektivëve janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra.

Në një konferencë për mediat, prokurorja e çështjes Mirela Zavalani theksoi se efektivët janë të përfshirë në trafikimin e automjeteve.

Efektivët akuzohen se kanë lejuar futjen e 54 automjeteve të pazhdoganuara në Shqipëri.

Automjetet sipas prokurores, ishin të vjedhura në Francë.

Në konferencë krahas prokurores Zavalani ishin të pranishëm edhe përfaqësues së SHÇBA si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.