Kronikë

Kapen me marihuanë, arrestohen katër persona

Foto: Policia e Kosovës / screenshot / ilustrim

Dje rreth orës 04:40 në Prishtinë janë arrestuar katër të dyshuar për posedim të narkotikëve, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën ishin, është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.