Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimit mbi dënimin, kundër të akuzuarit N.Sh.
Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar personin në fjalë më njëmbëdhjetë vjet burgim, pasi që e ka gjetur fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes se fortë mendore” , “mbajtje në pronësi, kontroll , posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” , si dhe “lëndim i lehtë trupor’, transmeton kp .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë mënyrë kolegji penal e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 17 nëntor të vitit 2016, sipas të cilit, i akuzuari për të njëjtat vepra ishte dënuar më dënim unik prej shtatë vjetësh burgim.
Gjykata e Apelit konstatoji se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana a e shkallës së parë, nuk i përgjigjet shkallës se rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale për të cilat është shpallur fajtor dhe shkallës se përgjegjësisë penale të tij.
Prandaj vendosi që t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.