Kronikë

Theret me thikë një person në Suharekë, arrestohet një

Një person është therur dje me thikë në Suharekë me ç’rast është arrestuar një person.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar . Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.