Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Suharekë

Descriptive Text

Me datën 24 maj 2019, Stacioni Policor në Suharekë bazuar në zhvillimet e fundit për të parandaluar rastet e vjedhjeve në Komunën e Suharekës, ka zhvilluar disa bastisje, me ç’rast bën të ditur se ka arrestuar një person.

Gjatë bastisje policia ishte në kërkim të personave të dyshimtë dhe ky aktivitet ka rezultuar me gjetjen e tri armëve të cilat të dyshimtit i posedonim pa lejen e organit kompetent.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar këto armë pa leje: 1 pushkë gjuetie, prodhim Rus, modeli 12 GA, 14 copë fishek të kalibrit 12 GA dhe 1 rrethatore fishekësh, në rastin tjetër është sekuestruar 1 pistolete, modeli Zoraki917T, kalibër 9mm, 49 fishekë të pistoletës dhe 1 karikator, ndërsa gjatë këtij aksioni policia gjithashtu ka sekuestruar 1 pushkë gjuetie, prodhim Turk, kalibër 12GA, për të cilën mbajtësi i saj i kishte skaduar afati i lejes”, thuhet në komunikatë.

Bastisjet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme të Komunës së Suharekës.

Ndërsa në realizmin e këtij aksioni të suksesshëm policor në njërin nga lokacionet e bastisjes është ndaluar personi R.SH i cili ka qenë i kërkuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prizren.

I gjithë operacioni ka qenë në koordinim më Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Gjykatën Themelore Dega-Suharekë.