Kronikë

Humb jetën një shqiptar në një aksident me motoçikletë në Itali

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali gjatë një aksidenti me motoçikletë. Mediat lokale shkruajnë se viktima është një 47-vjeçar me emrin Fatmir Halili.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në autostradën A29 në Palermo. Shqiptari humbi kontrollin e motoçikletës “Honda Hornet” dhe u përplas në tokë. Për pasojë, 47-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Deri më tani nuk dihen shkaqet pse Halili humbi kontrollin e motoçikletës. Siç raportojnë mediat, për shkak të aksidentit, autostrada mbeti e bllokuar deri sa autoritetet mundësuan lirimin e saj.

Fatmir Halili jetonte prej 28 vitesh në Sciacca, Itali, ku punonte si murator. 47-vjeçari ishte i divorcuar dhe prind i tre fëmijëve. Mësohet se të afërmit e tij jetojnë në Shqipëri dhe pritet të shkojnë në Sciacca në orët në vazhdim për të organizuar funeralin e të ndjerit.

Shqiptari ishte i pasionuar pas motoçikletave. Ai bënte pjesë në një klubi motoçiklistësh të quajtur “I Turbolenti”./abcnews.al