Kronikë

Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një person është plagosur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar të premten rreth orës 15:00 pas disa të shtënave me armë zjarri.

Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën, i plagosur nga arma e zjarrit.

I plagosuri M.E, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri- revole.

Personat e arrestuar janë Sh. C 20 vjeçar, L. K 22 vjeçar dhe Xh. B 43 vjeçar, të cilët ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt A.K 23 vjeçar, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

Image
Image