Kronikë

Dy vajza kapen duke vjedhur rroba në një dyqan në Ferizaj

Në fillim të këtij muaji, më konkretisht më datë 5 maj 2019, dy vajza kishin vjedhur rroba në një dyqan në Ferizaj, ndërsa pasi janë identifikuar, Policia i ka arrestuar dje.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se në lokalin e tij dy femra K-Shqiptare kanë vjedhur rroba”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje, thuhet se njësia policore ka arritur të arrestojë dje dy të dyshuarat, ku me vendim të prokurorit njëra është dërguar në mbajtje dhe tjetra është liruar në procedurë të rregullt.