Kronikë

Aksident i rëndë, humb jetën një 18 vjeçar në Tetovë

Aksident i rënde ka ndodhur para pak minutash në Tetovë si pasojë një 18 vjeçar ka humbur jetën.

Jo zyrtarisht dy makina të tipit Audi dhe Renualt kanë bërë garë dhe te dyja makinat kanë humbur kontrollin duke përfunduar kështu në një park në lagjen 160 në Tetovë, ku janë përplasur me pemët.

Siç mëson Alsat, në aksidentin tragjik ka edhe persona tjerë të lënduar, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë i personave që kanë pësuar nga aksidenti.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të policisë, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikës./KsP/