Kronikë

Dy të lënduar nga një aksident në Bresalc të Gjilanit

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në pasditen e së mërkurës në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se dy të lënduarit janë dërguar në Spital për trajtim mjekësor.

Sipas tij, dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të një tejkalimi të pasigurt.