Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) me datën 22.02.2017 i ka asistuar Doganës e Kosovës në një operacion kontrolli, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’.
Operacioni policor i filluar në rajonin e Mitrovicës është zgjeruar edhe në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, gjegjësisht në 7 (shtatë) lokacione të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar katër shtëpi banimi si dhe objektet përcjellëse të tre personave të dyshuar si dhe tri subjekte afariste. Në këtë operacion policor nuk është arrestuar asnjë person”, thekson Policia, raporton Koha.net.
Operacioni është udhëhequr dhe realizuar nga Doganat e Kosovës, e asistuar nga DHKO-ja, ATK-ja dhe mbështetje kanë ofruar edhe njësitë policore: Njësia Speciale Operative (NJSO-ja) dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH-të) të DRP Mitrovicë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: një telefon celular, tri sim- kartela dhe disa dokumentacione të ndryshme që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme.
Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe mall i padeklaruar.
Me procedura të mëtejme do të merren inspektorët nga ATK-ja.