Kronikë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident ka ndodhur magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Lexues të Koha.net kanë dërguar fotografi ku shihet një veturë e rrokullisur.

Redaksia ka kontaktuar me zyrtarë të policisë në rajonin e Pejës, mirëpo nga ajo u tha se ende nuk kanë informacione nëse ka të lënduar.

Gjithashtu ende nuk dihen shkaktarët e aksidentit.