Kronikë

Kapen në liqenin e Shkodrës me 204 kg marijuanë, do e transportonin në Mal të Zi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia thotë se ka marrë informacion se dy persona po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e Marjan Kurteza si dhe u shpall në kërkim D. B.

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, prej 204 kilogramë kanabis, u sekuestrua nga Policia e Shkodrës, ndërsa ra në pranga një 33-vjeçar Marjan Kurteza, banues në fsahtin Shtoj i Ri. Policia thotë se në kuadër të operacionit "Liqeni" u shpall në kërkim edhe një 35-vjeçar me inicialet D.B, banues në Shkodër.

Sipas bluve të Shkodrës, ata janë një grup kriminal që kryenin organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia thotë se ka marrë informacion se dy persona po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e Marjen Kurteza si dhe u shpall në kërkim D. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 automjete një tip Land Rover dhe një tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe pajisje që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Policia thotë se ka dyshime që në këtë grup, të jenë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, për identivikimin e të cilëve po punon grupi hetimor.

Akuzat e ngritura janë “Trafikimi i narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e shitje e narkotikëve kryer në bashkëpunim”/Shqiptarja.