Kronikë

Prokuroria në Ferizaj me 160 aktakuza brenda një muaji

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill 2019 ka ngritur gjithsejtë 160 aktakuza ndaj 181 personave për raste të ndryshme penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza ndaj njëzetë e tetë (28) personave, kurse Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit prill ka ngritur 143 aktakuza ndaj 153 personave”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.