Kronikë

Në Vushtrri digjet stalla me katër krerë bagëti

Katër krerë bagëti janë djegur si pasojë e një zjarri i cili ka përfshirë një stallë në fshatin Dumnicë e Mesme në Vushtri.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe disa pajisje bujqësore, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti është duke u hetuar.