Kronikë

E therin me thikë për t’ia marrë telefonin, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar dy persona, njëri i mitur nga komuniteti shqiptar dhe një tjetër egjiptian, pasi që të njëjtit me forcë i kanë vjedhur një telefon mobil dhe më pas e kanë therur me thikë.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Rasti ka ndodhur në Pejë, ndërkaq me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa telefoni i vjedhur i është kthyer viktimës.