Kronikë

Dy persona të lënduar nga një aksident në Partesh

Descriptive Text

Dy persona kanë marrë lëndime të lehta pas një aksidenti që ka ndodhur më rrugën Viti-Ferizaj, përkatësisht në dalje të fshatit Partesh.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur për pasojë e tejkalimit të pasigurt, ndërkaq janë përfshirë tri vetura.

 “Rreth 15:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Partesh ku janë përfshirë tri vetura.  Dy persona janë lënduar lehtë, ndërkaq shkak i aksidentit mësohet të jetë tejkalim i pasigurt”, ka thënë ai.