Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar për drogë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet policore të stacionit policor në Klinë, me datën 23.04.2019 rreth orës 18:20 në rr. ‘Abedin Rexha’ kanë ndaluar automjetin ‘Land Rover’ dhe gjatë kontrollit të 4 (katër) personave që ishin në makinë është gjetur sasi narkotikësh, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 21.6 gramë dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve DRP Pejë, të cilët kanë vazhduar me hetimin e këtij rasti”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Pas intervistimit të dyshuarve nga hetuesit rajonal, me urdhër të prokurorit shtetit, 3 (tre) të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit ndalohet për 48 orë.