Kronikë

Qëlloi veten me armën e bashkëshortes police, vdes në Spitalin e Tiranës

Foto: Koha / ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital, pak orë pasi qëlloi me armë veten e tij në Tiranë, një 50-vjeçar i quajtur Bernard U.

Bashkëshortja e tij ishte oficere policie dhe ai ka përdorur pistoletën e saj për të kryer vetëvrasje.

Policia pak më herë njoftoi se “ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në rrugën ‘Xhorxh Bush’. Në një banesë dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”.