Kronikë

Godet në Itali organizatën e trafikut të drogës me fitime 6 mln euro, në pranga shqiptarë e rumunë

Trembëdhjetë persona u arrestuan me urdhër burgimi dhe në flagrancë gjatë një operacioni të koduar “Rubino”, i vendosur për shkak të emrit të një qeni antidrogë.

Një grup kriminal i dedikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës që vepronte në të gjithë bregun e Abrruzzos dhe jashtë rajonit është goditur nga policia italiane.

Gjatë dy viteve të hetimit, janë kapur sasi të mëdha hashashi, marihuanë dhe kokainë, me vlerën e tregut mes 5 dhe 6 milionë euro.

Hetimi, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Anti-Mafia në L’Aquila, çoi në nxjerrjen e 17 urdhrave të paraburgimit në burg, ndërsa 76 persona janë të dyshuar.

Të arrestuarit me burg janë shqiptarë dhe rumunë, me banim në krahinat e Pescara, Chieti, Teramo dhe Roma. Baza logjistike e organizatës kriminale u identifikua në krahinën e Chietit, midis Tollo dhe Guardiagrele.

Gjatë operacionit është sekuestruar 300 kg marijuanë “portokalli”, një nga cilësitë më të mira, 90 kg hashash dhe 1 kg kokainë. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 20 mijë euro, armë dhe municione, përfshirë një pistoletë me silenciator.

Vetëfinancimi i organizatës u bë edhe përmes plaçkitjeve, ku është vjedhura edhe pistoleta.

Tre kanale të identifikuara të furnizimit me drogë të organizatës, janë Shqipëria, Gadishulli Iberian dhe nga Lazio.

Në një rast droga, do të duhej të transportohej nga Milano në Abruzzo brenda disa dyshekëve të lyer me një bojë të posaçme që parandalonte nuhatjen nga qentë të drogës, por policia arriti të zbulonte dhe konfiskonte 275 kilogram marihuanë.

Hetimet kanë zbuluar se anëtarët e organizatës shpesh ndryshonin makinat për të lëvizur, edhe në bazë javore. Të njëjtën gjë bënë edhe me kartat e telefonave celularë, kryesisht të regjistruar në emër të kinezëve apo njerëzve nga Bangladeshi, në mënyrë që të bëhej tejet i vështirë gjurmimi i përdoruesve të vërtetë.

Pas operacionit, katër njerëz janë ende në kërkim/Panorama.