Kronikë

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dyshuarit H.F dhe K.I nga fshati Vajnikë i Skenderajt, për vrasjen e I.Z. në fshatin Prekaz i Epërm.

Në kërkesën e Prokurorisë dorëzuar Gjykatës Themelore thuhet se të dyshuarit më 8 prill kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për t’i fshehur gjurmët kanë djegur veturën e markës “Volkswagen Pasat”, ku gjendej trupi i viktimës, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të dërguar medieve, dy të dyshuarit janë arrestuar më 11 prill me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.