Kronikë

Për 24 orë në Kosovë, 870 gjoba të shqiptuara

Foto: Driton Paçarada / KD

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit nëpër Kosovë.

Sipas këtij publikimi në faqen zyrtare në Facebook, bëhet e ditur se janë shqiptuar 870 tiketa trafiku.

8 aksidente raportohet të jenë me të lënduar e 26 sosh pa të lënduar, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës, raporton se kanë arrestuar 11 persona, prej tyre 8 janë dërguar në mbajtje e 3 në vuajtje të dënimit.

Image