Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë Foto: Ilustrim

Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë

30 prill 2017 14:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në afërsi të komunës Macerata Campania, Caserta, në rajonin Campania.

Mediat lokale raportojnë se në një fshat mes Curti e Macerata Campania në afërsi të rrugës “Starzolella”, është gjendur i pajetë një 57-vjeçar me origjinë shqiptare i varur në një pemë.

Viktima është gjetur nga një fermer i zonës i cili po shkonte te toka e tij, ndërsa është gjendur përpara disa pamjeve mjaft të rënda. Ai telefonoi menjëherë ekipin e shpëtimit, por rezultoi e kotë, raporton KP.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Kufoma është dërguar në spitalin e Casertas, ku do të kryhet autopsia.

Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptari, ndërsa sipas informacioneve paraprake shqiptari nuk njihet në zonën ku ka ndërmarrë aktin fatal për jetën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme